Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot i është ngjitur majës së Lubotenit që gjendet në Malet e Sharrit.

Kështu ka njoftuar ai përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook.

Maja e Lubotenit është maje e maleve të Sharrit, ndodhet në pjesën perëndimore të Kaçanikut dhe është 2,498 metra i lartë.

Haradinaj ka dëshmuar që është një merakli i shëtitjeve në natyrë dhe aktivitetit fizik, ku shpeshherë kemi parë imazhe që ka publikuar në rrjete sociale.