Kryetari i AAK-së

Haradinaj viziton sot familjen Jashari

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të vizitojë sot familjen Jashari në Prekaz.

Sipas njoftimit që ka lëshuar AAK-ja, nga ora 12:00, Haradinaj do të bëjë homazhe në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

“Sot, më datë 16 shkurt, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zhvillon aktivitete sipas kësaj agjende; 11:30 – Vizitë në Familjen Jashari, në Prekaz; 12:00 – Homazhe në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz;”, thuhet në njoftim.

BONUS VIDEO| Promovohet në gjuhën shqipe libri për Hashim Thaçin, i shkruar nga dy gazetarë britanikë