Haradinaj viziton kompaninë “Meka”, tregon për efektet pozitive të taksës 100%

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar sot kompaninë “Meka”, në kuadër të fushatës 100% Haradinaj po shfaqë dobitë që kanë ndodhur në bizneset e Kosovës si rezultat i taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Haradinaj këtë kompani e ka marrë si një shembul sesi respektohen të drejtat e punëtorëve dhe që ka fituar besimin e konsumatorëve në nivel global, raporton Ballkani.info.

Kryetari i AAK-së tha se reformat fiskale, lirimi i lëndës së parë nga TVSH janë përpjekje të Qeverisë për t’i dhënë përkrahje sektorit privat.

“Nga pronari Burim Piraj, u njoftova për planin zhvillimor të kompanisë për të ardhmen dhe impaktin e taksës 100% në ngritjen e kapaciteteve prodhuese, rrjedhimisht edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.”, tha ndër tjerash Haradinaj në një postim në Facebook

Postimi i plotë: