Haradinaj viziton familjen e një dëshmori: Janë dëshmi e gjallë e krenarisë kombëtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjen e dëshmorit Mustafë Blakaj.

Ai përmes një postimi në Faceboook ka shkruar se familjet e dëshmorëve janë dëshmi e gjallë e krenarisë kombëtare.

Postimi i tij:

Te shqiptarët miku e ka gjithmonë vendin e nderit.

I shoqëruar nga miq të shumtë, qëndruam në familjen e Dëshmorit Mustafë Blakaj.

Uka, që tani është kryefamiljar, vazhdon traditat atdhetare të familjes, e po ashtu është një ndërmarrës shumë i suksesshëm.

Familjet e Dëshmorëve janë dëshmi e gjallë e krenarisë kombëtare.

Faleminderit për mikpritjen!