Haradinaj viziton fabrikën që rriti tregun për 25% pas vendosjes së taksës

Sot, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar qytetin e Gjakovës, ku nën shoqërimin e kryetarit Ardian Gjini dhe deputetëve Pal Lekaj e Teuta Haxhiu vizituan fabrikën “IMN BAU BLOCK”, e cila që nga vendosja e taksës ka arritur 25% rritje të tregut dhe të prodhimit.

Gjithashtu, kryetari Haradinaj mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të AAK-së në Gjakovë, si dhe në nëndegën Lipovec ku u shpallën të hapura zgjedhjet e brendshme të partisë.

“Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, ka thënë Haradinaj.