Haradinaj: Veseli po e korrupton luftën kundër korrupsionit, PDK-ja e ka sjell vetë korrupsionin

Kryeminstri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka folur për sistemin e drejtësisë në Kosovë. Ai ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë kontrollohet nga PDK.

“Në institucione jam 18 muj, edhe niherë kam qenë 4 muj. Ndërtimi i Sistemit të Drejtësisë, është ndërtu nga PDK, nga zoti Thaçi dhe Veseli”, ka thënë Haradinaj.

Ju lutem, sikur ta kisha shkelë ligjin, krejt këta m’kishin përshëndetë, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë që në Kosovë ka aktakuza me porosi politike.

“Në Kosovë, ka aktakuza me porosi politike. Kallxojnë kujt me ia ngritë, kujt mos me ia ngritë”, ka theksuar Haradinaj.

Haradinaj tha se s’ka njerëz të vet në sistemin gjyqësor.

“S’ka njerëz në sistemin gjyqësor që i ka çu Haradinaj. As nipa, as dajë”, ka thënë ai.

Kryeminsitri në detyrë ka akuzuar Veselin për hipokrizi politike, kur ai thotë se do ta luftojë korrupsionin.

“Sot Kadri Veseli çohet thotë po e luftojmë korrupsionin. Ky është korruptim i luftës së korrupsionit”, ka theksuar tutje ai.
Nuk ka lanë pa përmendur as LDK-në.

“LDK-ja po thtoë kena me ç’kapë shtetin. Ata e kanë kapë shtetin bashkë me PDK-në”, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka kritikuar edhe Vetëvendosjen. Ka thënë se kur e mori Prishtinën, e pati kapur atë sikur partitë e tjera.
“Kërkush as nuk mujke me marrë frymë”, shtoi Haradinaj.

loading…