Haradinaj: Vendit i duhet një Qeveri e vizionit për shtet sovran

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor me PSD-në, kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministër në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka vazhduar sot me aktivitetet partiake në teren.

Në një takim më strukturat e AAK-së në Malishevë dhe Rahovec, Haradinaj ka thënë se “tani është koha të marrim drejtim, duke i hequr pikëpyetjet në temat e mëdha dhe t’i përkushtohemi zhvillimit të mirëfilltë”, transmeton Telegrafi.

“Vendit i duhet një Qeveri e vizionit të qartë për shtet sovran, e cila do t’i adresojë temat e interesit vital nacional, me guxim dhe vendosmëri. Për këtë garancë është projekti më unik, për Kosovën 100% shtet. Të bashkuar rreth ofertës fituese me strukturat e Aleancës, sot në Malishevë dhe Rahovec”, ka shkruar Haradinaj, në një postim në Facebook.

loading…