Haradinaj: Vdekja e 11 vjeçarit na trishtoi të gjithëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke komentuar rastin e vrasjes së fëmijës 11 vjeçar në Fushë Kosovë, ka thënë se dhuna te personat e pambrojtur është një shqetësim.

“Ishte një lajm shumë i trishtueshëm dhe i shpreha ngushëllime të gjithëve për vdekjen e këtij fëmije dhe na trishtoi të gjithëve. Dhuna në familje ose dhuna tek personat e pambrojtur si te gjinia femërore, në raste të caktuara tek fëmijët, është një shqetësim. Policia e ka ngritur vigjilencën, ka ende vend për përmirësim e pranojmë, por mos të harrojmë se Policia e Kosovës po përballet po them ashtu me një punë mjaft voluminoze për shkak se është një temë jo e lehtë e trajtimit tash”, tha ai.

Kreu i Qeverisë është pyetur se pse nuk po reagon në të njëjtën mënyrë për neglizhencën e Policisë për rastin e fëmijës, siç ka reaguar për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për ndalimin që u ka bërë tri universiteteve publike për regjistrimin e studentëve të rinj.

loading…