Haradinaj: Ushtria jonë është shembulli më i mirë i ecjes së përbashkët me SHBA’të dhe NATO’n

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur ditë historike nisjen e kontingjentit të FSK-së në misionin e parë paqësor jashtë vendit.

“Një ditë historike për Kosovën, për Ushtrinë e saj, për paqen dhe sigurinë.  FSK do të shërbejë krahas Ushtrisë Amerikane, për herë të parë në një mision të tillë, shumë larg territorit të Atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se vendi ynë është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes.

“Vendi ynë është rreshtuar me ushtritë e lirisë dhe të paqes e FSK është shembulli më i mirë i ecjes sonë të përbashkët me ShBA dhe NATO. Faleminderit për shërbimin tuaj. Zoti qoftë me ju!”, shkruan Haradinaj.