Haradinaj uron të krishterët dhe porosit Papën: Lutu për Kosovën

Ramush Haradinaj ka uruar të krishterët me rastin e festës së Krishlindjeve. Haradinaj në urim ndër të tjera lut Papa Françeskun që të lutet për Kosovën dhe popullin e saj.

“Të dashur vëllezër e motra,
Shfrytëzoj rastin që të ju uroj për shumë mot Krishtlindjet!
Po ashtu, uroj të gjithë shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë, familjet dhe bashkombasit e tyre.

Uroj posaçërisht Papa Françeskun me bashkëpunëtorë. I lutemi Atit të Shenjtë që të lutet për Kosovën dhe popullin e saj, me shpresë të njohjes për Kosovën nga Selia e Shenjtë.

Paqe, begati, shëndet e harmoni për të gjithë” shkruan Haradinaj në urim.