Haradinaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor: Një shtator ndryshe nga vitet tjera

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky shtator është ndryshe nga vitet tjera, me sfida dhe i pa përjetuar më parë.

“Është një shtator ndryshe nga vitet e tjera. Me sfida që nuk i kemi përjetuar më parë, do e fillojmë një vit të ri shkollor, me masa e kujdes të shtuar. Duke përgëzuar Ministrinë dhe drejtoritë komunale të arsimit, uroj që ky vit shkollor të jetë i mbarë e i suksesshëm, veçanërisht uroj ata fëmijë, që sot për të parën herë ulen në bankat e shkollës!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi dhe bashkërendimi i stafit edukativo-arsimor, prindërve dhe organet përgjegjëse për arsim, është shumë i domosdoshëm.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i stafit edukativo-arsimor, prindërve dhe organet përgjegjëse për arsim, nuk ka qenë kurrë më i domosdoshëm. Ta kalojmë edhe këtë sfidë me sukses, për hir të ardhmërisë së gjeneratave tona të reja. Shumë urime!”, është shprehur Haradinaj.