Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ia ka uruar ditëlindjen vëllait të tij, Shkelzenit.
“Urime ditëlindja Shkelzen. Jetojmë me lavdinë tënde!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Heroi i Kosovës, Shkelzen Haradinaj ka lindur më 25 mars të vitit 1970, ndërsa ka rënë heroikisht më 16 prill të vitit 1999.
Shkelzen Haradinaj ka qenë njeri ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).







