Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin Pressing të televizionit T7 i është përgjigjur edhe akuzave në lidhje me UÇK-në dhe se kush nuk është përfaqësues i denjë  i UCK-së në politikë.

Për Haradinaj, UÇK janë familja e Jasharajve, e dëshmorëve, të invalidëve, ushtarët e të gjithë.

“Nuk janë partitë trashëgimi e UÇK-së. UÇK është e krejt Kosovës. Janë djemtë e vajzat që  e kanë pranuar vdekjen për ta mbrojtur familjen. Përulem para tyre”, është shprehur Haradinaj, duke thënë se e ka përjetuar vetë nga vijat e frontit.

Haradinaj po ashtu ka treguar se si komandat nuk e ka lëshuar zonën e luftimeve asnjëherë, që nga pranvera  e ‘98 deri në verë të ’99.