Policia

Haradinaj tregon se sa do të jetë rritja e pagave për Policinë e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka organizuar pritje me rastin e pensionimit të policit të Kosovës, Asllan Krasniqi, pjesëtarë nga Njësia për Sigurimin e Objekteve me Rëndësi të Veçantë dhe Personaliteteve (DSORVP).

Kryeministri Haradinaj gjatë fjalës së tij tha se ndihen fajtorë sa i përket punës që nuk është bërë lidhur me pensionet për policët dhe për sigurimet shëndetësore.

“Është me i bë një falënderim për një shërbim jetësor që e ka bërë për qytetarët e vendit për rendin publik. Pagat e Policisë së Kosovës do të rriten, për policë të rinj paga do të rritet deri në 105 euro për policinë e lartë, 129 euro për rreshter, 118 euro për togerë,” është shprehur Haradinaj.

“Qeveria ka në konsideratë pozitën e policit dhe mendoj se në paga është bërë një lëvizje e respektueshme. Për pensionet dhe sigurimin shëndetësor do të punojmë së bashku.”

Kryeministri i dhuroi Ahmetit një orë nga kompania zvicerane.

Ndërsa Asllan Krasniqi tha se ka qenë nder që të shërbej në Policinë e Kosovës.

“Kam pas nderin të shërbej popullit tim dhe zyrtarëve, por edhe shtetit edhe qeverisë. Ju faleminderit shumë,” tha shkurt Ahmeti.