I ftuar në emisionin Frontal të televizionit T7, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se është stërvitur për arte luftarake.

“Kur kam qenë shumë i ri, jam stërvitur për artet marciale, luftarake. Kam stërvitur budo e disa të tjera” u shpreh Haradinaj.

Haradinaj theksoi se përveç aktivitetet sportive, i pëlqen edhe të këndojë ndonëse thotë se nuk ka prirje për të bërë diçka të tillë. Ndonëse i pëlqen muzika, nuk ka ndonjë këngëtar të preferuar, por u shpreh se muzika folklorike i pëlqen më së shumti.

“Janë bërë shumë këngëtarë të mirë. Po muzika është jetë, shije. Për atë edhe ekziston. Me muzikë folklorike jam rritë. Veglave nuk di me iu ra, me knu nuk di mirëpo kam dëshirë” tha ai.

loading…