Deputeti

Haradinaj tregon se me çfarë armatimi do të pajiset Ushtria e Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ishte i ftuar në emisionin Argument Plus I pyetur për armatimin e ushtrisë së Kosovës, deputeti Haradinaj deklaroi se do të armatosemi aq “sa t’kem pare”.

Sipas tij kapacitetet tona nuk janë për të krijuar një ushtri ofanzive por ushtri mbrojtëse me kapacitetet e nevojshme, shkruan rtv21.tv.

Të gjitha gjërat e nevojshme për këmbësori, pajisjet taktike, të gjitha çka i kërkohen një ushtari që të kompletohet duke filluar nga mjekësia e deri tek “pushka në shpinë“, do të jenë, deklaroi Haradinaj.