Haradinaj tregon pse nuk po merr pjesë në takim me Borrellin

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, që njëherit është edhe kryeministri në detyrë, nuk është duke marrë pjesë në takimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell me liderët e partive politike.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se arsyeja e mospjesëmarrjes së tij në këtë takim është thjesht për shkak të agjendës së përcaktuar më herët, derisa ka shtuar se AAK-ja ka çuar përfaqësuesin e saj në këtë takim.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt në Facebook:

Mirëpresim vizitën e z.Borrell në Kosovë.

Propozimi nga BE për agjendë të përbashkët në Obiliq për inaugurimin e filtrave të ri me projektin “Green Deal” – për të cilin falënderojmë Bashkimin Evropian, ishte i pamundur të akomodohet në agjendën time për shkak të angazhimeve dhe obligimeve të përcaktuara më herët.

Ndërsa në takimin e z.Borrell me partitë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prezanton qëndrimin politik me përfaqësuesit e saj.