Haradinaj tregon për shkeljet që janë bërë gjatë procesit të depërtimit të gylenistëve
Ramush Haradinaj, edhe nën betim ka deklaruar se ditën kur janë depërtuar gjashte shtetas turq nga Kosova për në Turqi, nuk kishte asnjë dijeni për operacionin që po e zhvillonte Agjencia e Inteligjencës.
Ai para komisionit hetimor ka thënë se këta gjashtë persona janë larguar nga Kosova në orën 10;55 dhe se ai e kishte kuptuar se dicka kishte ndodhur mes orës 11-12. Këtë e kishte kuptuar nga një telefonat e një diplomati, të cilit Haradinaj nuk ia ka treguar emrin.
Kryeministri i vendit ka thënë se sipas tij kanë ndodhur dy shkelje në këtë proces. E para sipas Haradinajt është shpejtësia e depërtimit, që për të ka qenë shume e çuditshme se pse kishte ndodhur ashtu, pa i respektuar procedurat ligjore.
Shkelja e dytë është që dy vartësit e tij, Flamur Sefaj e Driton Gashi nuk e kishin informuar kryeministrin për këtë operacion ani pse kishin një takim në mëngjes të së njëjtës ditë, kur kishte qenë takimi i nivelit të lartë të Këshillit të Sigurisë.