Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj ka thënë se disa fshatra të Prizrenit kanë tejmase probleme me rrymë.

Sipas tij, fshatrat Grazhdanik, Kobaj dhe Muradem të Prizrenit janë tash e 100 orë pa rrymë.

Haradinaj ka akuzuar Qeverinë Kurti në lidhje me këtë problem të qytetarëve të Kosovës të cilët tash e disa javë kanë vështirësi të jashtëzakonshme si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.

“Pse duhet me pagu rrymën populli i Kosovës? Më mirë me ble dru e me u nxe deri më 9 shkurt e me çu në shtëpi këtë palaço qeveri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook