Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë ka folur sërish për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se muaji i qershorit, është mundësi për liberalizim të vizave.

“Sa i përket liberalizimit, presidenti ka të drejt, qershori është opsion real, por jemi marr vesh mos me fol shumë. Unë pres edhe më herët të ndodh, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar pas qëndrimit të Berlinit”, ka thënë Haradinaj.