Haradinaj: Tema e ndërrimit të territoreve është më e rrezikshme sesa Gjykata Speciale

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradunaj në RTK ka thënë se tema e ndërrimit të territoreve të Kosovës me shtetet fqinje është temë më e rrezikshme sesa vet Gjykata Speciale.

Ai tha se idea e ndërrimit të territoreve është kundër kushtetutës dhe jo e ligjshme.

“Janë do tema që ma mirë mos me diskutu, ma mirë me u mbet tbu. Tema për ndërrimin e territorit tënd është agresion. Është kundër kushtetutës, është i jashtligjshëm. Vende tjera me shku në Amerikë me thonë ndërroj territor me Meksikën shkon në burg, te na nuk pe kuptojnë njëfar obligimi qytetar, nuk ki të drejtë me i ra paushallit me fol për tema të tilla, janë tema të ndjeshme. Unë e siguroj këdo që e hap temën e këmbimit të kufinjëve dhe heqjen e taksës është shumë herë më e rrezikshme sesa Gjykata Speciale”, ka thënë ai.

I pyetur se a është shkaktar presidenti Hashim Thaçi për përplasjet e Haradinajt me kryeparlamentarin në detyrë, Kadri Veselin, kreu i AAK-së ka thënë se PDK ka nevojë për mësime.

“Nuk i definioj ashtu por mendoj se PDK mund t’i nxjerrë disa mësime nëse ka ku, le ta sheh Gjykatën Speciale, nëse nuk ka kohë le ta analizojnë situatën e Gjykatës Speciale. Zoti Thaçi dhe Veseli janë shku më i bind deptetët e vet se duhet me votu. Pas një kohe Bashkësia Ndertkombëtare kur ju tha që nuk është e mirë, sa e sa mundi e fiskulltura ju ka bë vendit për me dal prej asaj gjendje”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj për formimin e qeverisë se re në krye me LDK dhe LVV ka thënë se këto dy parti duhet të gjejnë një ekuilibër programor.

“Nuk e di se çfarë synojnë LDK-ja. LDK ka një situatë interesante nëse nuk run balanc të koncepteve realisht e humb arsyejn e ekzistencës politike, se qeveria është më kriju vlerë të re në vend. LDK dhe VV duhet ta gjejnë një ekuilibër programor. Është e vështirë”, përfundoi ai.

loading…