Haradinaj: Të punojmë përditë që të zbardhim fatin e të pagjeturve

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se të zhdukurit e luftës janë plaga më e madhe, tash e dy dekada.

Sipas tij, është obligim shtetëror që të punohet përditë, pa u ndalur, derisa të zbardhet fati i tyre.

“Të zhdukurit e luftës janë plaga jonë më e madhe, që na përcjellë secilën ditë, tash e dy dekada. Sot, në nderim të tyre mora pjesë në ecjen solidarizuese dhe bëra homazhe te Obelisku i të pagjeturve të luftës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Është obligim i yni shtetëror që të punojmë përditë, pa u ndalur, që ta zbardhim fatin e tyre. Kosova nuk harron”, tha Haradinaj.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

loading…