Haradinaj: Të gjejmë vullnetin e përbashkët sikur për Ligjin për Ushtrinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdimin e seancës të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se kurdo herë, si deputetë duhet të gjejnë unitet. Një nga temat ku nevojitet uniteti i deputetëve, sipas Kryeministrit Haradinaj, është edhe dialogu.

Kryeministri ka kërkuar vullnet të përbashkët sikur në ditën e votimit të Ligjit për Ushtrinë, transmeton Ballkani.info.

Sipas Haradinaj tani nga Kosova pritet të gjindet një kompromis, por rrugëtimi për të arritur në një kompromis ka filluar qysh nga Pakoja e Ahtisarit.

“Nga ne kërkohet kompromis, e ky kompromis ka filluar qysh nga Pakoja e Ahtisarit që sot është edhe në Kushtetutën tonë. Nëse do të kishim mundësi të gjejmë edhe një moment uniteti atëherë ta gjejmë së bashku” përfundoi Kryeministri Haradinaj. /Ballkani