Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë me kërkesën e tyre rigoroze për largimin e taksës pa kushte dhe jo siç ka vendosur kryeministri aktual, Albin Kurti që taksa të hiqet gradualisht e pastaj reciprositeti të vendoset gradualisht.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në Facebook ka ftuar liderët e partive politike që nesër në hapësirat e Kuvendit të Kosovës të mbajnë një takim për të diskutuar momentin vendimtar të vendit.

Ai poashtu ka shprehur qëndrimin e tij të njohur që taksa nuk duhet të hiqet deri në momentin kur Serbia e njeh Kosovën me kufijtë ekzistues.

Qeveria Haradinaj kishte vendosur taksë 100% ndaj produkteve serbe e bosnjake për shkak të fushatës agresore të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. /Ballkani.info/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1655486201242454