Haradinaj takon shqiptarët e Malit të Zi: Nga Shkodra e deri në Pazarin e Ri jemi vëllezër

Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se është takuar me shqiptarët e Plavës dhe Gucisë, duke e quajtur takim vëllazëror.

Ai tutje ka shkruar se nga Shkodra e deri në Pazarin e Ri, pa marrë parasysh cilës fe i takojmë, të gjithë jemi vëllezër.

“Në takimin vëllazëror sot me malësorët e Plavës e Gucisë. Prej Shkodrës e deri në Pazar të Ri, jemi vëllezër, edhe ata që falen në xhami edhe ata që falen në kishë, janë vëllezërit e mi shqiptarë.” Shkroi Haradinaj në Facebook.

Ramush Haradinaj është kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate. Ai shërbeu afër dy vjet si kryeministër, për të dhënë dorëheqje pasi që Gjykata Speciale e ftoi për intervistim.