Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është takuar me kryeministrit e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka kërkuar nga Rama që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar ta ndihmojë Kosovën në tejkalimin e sfidave që i ka dhe të përshpejtoj integrimin e saj.

Postimi i plotë:

Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova./Ballkani.info