Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar personalitete të rëndësishme shqiptare që jetojnë e veprojnë në Amerikë. 

Haradinaj sot është pritur në takim nga Harry Bajraktari.

“Bashkë me bacën Rrustem Gecaj ishim për vizitë te Harry Bajraktari. Një vizitë mbresëlënëse dhe shumë përmbajtësore”, ka thënë Haradinaj.