Kryeministri

Haradinaj takon përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se në këtë takim ka shprehur interesimin institucional për çmimin e naftës dhe derivateve të saj në tregun e Kosovës.

Sipas Haradinajt, Qeveria e Kosovës me vëmendje po e përcjellë gjendjen në tregun e naftës dhe do të bashkëpunojë ngushtë me mekanizmat që e rregullojnë këtë sektor.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Qeveria e Kosovës me vëmendje po e përcjellë gjendjen në tregun e naftës dhe do të bashkëpunojë ngusht me mekanizmat që e rregullojnë këtë sektor.

Në takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve kam shprehur interesimin institucional për çmimin e naftës dhe derivateve të saj në tregun e Kosovës.

Pasi dëgjova edhe qëndrimin e tyre, premtova për angazhimin tim për zgjidhjen e shumë pengesave administrative me të cilat po përballet ky treg, siç janë mungesa e ligjit për naftën dhe e depove doganore, si dhe taksa për kyçjen në rrugë, të cilat e rrisin koston e importuesve dhe rrjedhimisht edhe çmimin në treg.

Duke respektuar tregun e lirë, kam insistuar në kujdes ndaj qytetarëve të vendit.