Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur krenarë me lojtarët e Kosovës të fituan me rezultat 4:0 ndaj Azerbejxhanit.

Haradinaj ka thënë se djelmoshat sonte bënë ëndrrën realitet.

“Të pandalshëm, briliant e plot pasion, djelmoshat tanë sonte bënë ëndrrën realitet! Secilën ditë më të fortë, secilën herë më krenarë!”, ka shkruar Haradinaj në facebook.