Haradinaj takon Gjukanoviqin në Budva, bisedojnë për integrimin evropian

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot gjatë Konferencës për Ekonomi që po mbahet në Budva ka takuar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq me të cilin ndër të tjera ka biseduar edhe për integrimin evropian.

“Në margjina të Konferencës për Ekonomi në Budva, takova Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me të cilin biseduam për integrimin europian, bashkëpunimin rajonal dhe tema të interesit të përbashkët për të mirën e dy vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.