Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka takuar sot Ushtruesin e Detyrës së drejtorit të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefin.

“Për gjendjen aktuale dhe hapat e mëtejmë për konsolidimin e Telekomit të Kosovës, sot diskutova me Ushtruesin e Detyrës së kësaj kompanie publike, Bedri Istrefi. Ruajtja e kapaciteteve ekzistuese teknologjike dhe avancimi i këtij resursi shtetëror është interes strategjik i vendit”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook. /Ballkani.info/