Haradinaj takon deputetë të Bundestagut: Kërkova përkrahje në procesin e liberalizimit të vizave

Kryeministri Ramuush Haradinaj ka pritur në takim një delegasion të Bundestagut Gjerman.

Haradinaj ka bërë të ditur se me deputetët gjermanë ka diskutuar në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë.

Tutje ai e ka vlerësuar lart mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Haradinajt.

“Në takim me delegacionin e Bundestagut, të përbërë nga deputetë të subjekteve politike gjermane, kërkova përkrahjen e plotë të shtetit mik në konsolidimin dhe afirmimin ndërkombëtar të Kosovës, veçmas në procesin e liberalizimit të vizave. Roli i Gjermanisë ka qenë përcaktues për Kosovën në të gjitha etapat e ngritjes si shtet dhe mbetet i pazëvendësueshëm në ecjen përpara të vendit tonë”.