Haradinaj takon boksierin që do përballet me djalin e Arkanit, ia dhuron flamurin kombëtar

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij në Qeveri, boksierin Petrit Mazrekaj.

Haradinaj me këtë rast i ka dorëzuar Mazrekajt flamurin kombëtar shqiptar duke i uruar sukses në meçin e radhës.

Petrit Mazrekaj, boksieri i Austrisë me prejardhja nga Kosova, e ka pranuar ofertën e kundërshtarit të tij serb, Veljko Raznatovic – i cili është djali i kriminelit serb Arkan dhe i këngëtares famëkeqe serbe Ceca, për luftë në ring në kategorinë super të mesme këtë verë.

Mazrekaj, i lindur në Villach të Austrisë, ka thënë se do të përgatitet në mënyrë të veçantë për këtë meç, i cili pritet të zhvillohet në fund të muajit gusht.

Postimi i plotë :

Prita sot boksierin Petrit Mazrekaj, të cilit i urova shumë sukses në meçin e radhës.

Petriti ka shpirt sportisti por si shqiptar e ka edhe një motiv shtesë në përballjen e tij. Për motivim si dhe evokim se cila ishte rruga jonë deri në liri, ia dhurova atij flamurin kombëtar!
Me fat! RH