Haradinaj takohet me Unikkatilin, ja çfarë thotë për të (FOTO)

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me reperin e njohur Unikkatil.

Reperi Viktor Palokaj, i cili jeton dhe vepron në SHBA, ka qëndruar në Kosovë për disa javë pas performancës në koncertin e tij në Mitrovicë.

“Me rap artistin e famshëm Viktor Palokaj, i cili kudo që përformon, Kosovën e ka pikënisje. Unik në kuptimin e plotë të fjalës!”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se Unikkatil edhe gjatë performancës në Mitrovicë, disa herë kishte potencuar se duhet të kundërshtohet ideja e shkëmbimit të territoreve, ide kjo e cila është kundërshtuar edhe nga Haradinaj gjatë qeverisjes së tij. /Ballkani.info

loading…