Haradinaj takohet me Kosnett, bisedojnë për zgjedhjet e 6 tetorit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim të rregullt me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike.

Ai ka falënderuar ambasadorin për qëndrimin e shtetit të tij që Kosova që t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit.

“Takim i rregullt dhe përmbajtjesor me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me të cilin diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë, zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 Tetorit, proces ky për të cilin Kosova ka treguar nivel të lartë të demokracisë. Falënderova Ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent, që Kosova t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit. Shpreha si gjithmonë, mirënjohjen e posaçme për rolin jetik që ShBA-të kanë pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm i yni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

loading…