Haradinaj-Stublla: Zgjedhjet janë festë e demokracisë, jemi gati

Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka mirëpritur zgjedhjet e reja, teksa ka thënë se nga partia e saj (AAK) janë gati.

Haradinaj, përmes ‘Twitter’-it, ka thënë se zgjedhjet janë festë e demokracisë.

“Zgjedhjet janë një festë e demokracisë. Ne jemi gati”, ka shkruar shefja e diplomacisë kosovare.

Gjykata Kushtetuese, përgjatë ditës së djeshme, pas seancës publike të mbajtur, e mori vendimin që ta shpallë jo-kushtetuese votën e deputetit Etem Arifi për votimin e Qeverisë Hoti.

Kushtetuesja i dha vendit afat prej 40 ditësh për të shkuar në zgjedhjet qëndrore.