Haradinaj-Stublla: Përjetë falënderues familjes së Presidentit Biden

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, bëri dje nderime dhe vendosi buqeta me lule te monumenti i Joseph R. “Beau” Biden III, në shenjë falënderimit e mirënjohje për kontributin e madh të tij dhe familjes Biden për Kosovën.

“Miqësia në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e përjetësuar edhe në monumente e rrugë nacionale, siç është rruga që mban me nder emrin e Beau Biden, e cila nuk lidh vetëm Ferizajin me Anamoravën, por edhe miqësinë mes popujve tanë”, u shpreh ministrja Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë kosovare ka çmuar lartë kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Biden në mbështetje të Kosovës, në të gjitha etapat e rëndësishme.

“Falënderues përjetë familjes së çmuar të Presidentit Biden, për kontributin e pashoq për Kosovën, me emrin e gdhendur në historinë tonë”