Haradinaj–Stublla paralajmëron vizitën në Izrael: Presim të nënshkruajmë dokumentin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla paralajmëroi një vizitë muajin e ardhshëm në shtetin e Izraelit.

Haradinaj – Stublla gjatë raportimit të saj në Komisionin për Integrime Evropian tha se pritet të nënshkruhet një dokument dypalësh bashkë me homologun e saj izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Ende është në diskrecion të plotë. Ka zhvillime çdo ditë në këtë raport. Edhe Hoti e ka pas një telefonatë historike me palën e Izraelit. Prej asaj dite të marrëveshjes së Washingonit ka pasur zhvillime çdo ditë në trekëndëshin Kosovë-ShBA-Izrael. Më shumë nuk mund të jap informata, por së shpejti pritet të kem një vizitë në Izrael. Më ka ftuar homologu. Nuk ndodh njohja vetëm me notë verbale, ne po presim të nënshkruajmë një dokument dy palësh me homologun e izraelit”, tha Haradinaj – Stublla.