Haradinaj- Stublla: Jam në pritje të prokurorisë për rastin e votave

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, e cila ishte në garë edhe për deputete në radhët e AAK-së, ka thënë se është në pritje të prokurorisë për të zbardhur “rastin e votave”.

Ajo ka thënë se skema kriminale e trekëndëshit politikë – parapolitikë – pseudobiznes, është shokuese dhe dramatike.

Statusi i saj i plotë:

NË PRITJE TË PROKURORISË…
Hamendje portaleske: Pseudoportalet që luajnë rolin e “zëdhënësit të hetuesisë” me tituj shpifës e konstatues, tani e ndaluan raportimin “ekskluziv” për “skandalin vota”. A thua pse?

  • Ndoshta se kryeprotagonisti i videoinskenimit u zbulua se është “shoku” i tyre inskenues për këtë gjueti shtrigash kundër meje dhe familjes sime?!
  • Ndoshta se u dështoi plani për inkriminim të bashkëshortit tim si “ryshfetdhënës” në video inskenim?!
  • Ndoshta se nuk i morën “Monedhat e këmbimit” të premtuara nga skema e porositësve?!
  • Ndoshta se po u “zbulohet” akoma më thellë lidhja zinxhirore që po ua prish planin shantazhues në “skandalin me vota” dhe në planet e tyre të shantazhit për mbijetesë në të ardhmen?!
  • Ndoshta se nuk duan ta riaktualizojnë çështjen tani që deputetët kanë filluar regjistrimin (përfshirë atë që e vodhi mandatin me inskenime, shantazh e shpifje)?!
  • Ndoshta nga frika se po zbulohen se një prej tyre që plasoi tituj konstatues (shpifës) sipas porosive sponsorizuese, ka lidhje familjare me inskenuesit?!
  • Apo ndoshta u zmbrapsën nga paditë tona për shpifje e fyerje?!
    Skema kriminale e trekëndëshit politikë – parapolitikë – pseudobiznes është shokuese dhe dramatike.
    E vërteta – e pastër kristal 💎.
    Në pritje të prokurorisë…