Haradinaj-Stublla e takon ambasadorin Minxhozi, tregon se çfarë diskutuan

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla ka thënë se kanë diskutuar për bashkërendimin e ngushtë para së të mbahet mbledhja e dy qeverive.

“Në një takim të përzemërt prita sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi. Diskutuam për bashkërendimin e ngushtë para mbajtjes së mbledhjes së dy Qeverive me 2 Tetor, si dhe iniciativa tjera që do t’i konkretizojmë në të ardhmen e afërt”, ka shkruar Haradinaj Stublla.