Haradinaj sot mbledhë partinë për koalicionin qeverisës: Këta pritet të jenë ministra nga AAK

Partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj do të mblidhet sot për të finalizuar përgatitjet e fundit para nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit.

Sot gjatë ditës mund të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit në mes të LDK’së, AAK’së, NISMËS, AKR’së, minoriteteve e Listës Serbe.

Për këtë arsye, kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thirrur për në ora 13:00 mbledhje të kryesisë së ngushtë dhe të grupit parlamentar, në selinë e partisë.

AAK ka propozuar emrat për ministra në Këshill Drejtues. Ramë Likaj, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj pritet që të propozohen ministra, ndërsa zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahiri.