Haradinaj s’ka të ndalur, sot u ngjit në bjeshkën e Vokshit (FOTO)

Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon t’i vizitojë bjeshkët dhe majet e larta të Kosovës.

Sikur çdo vikend, Haradinaj edhe sot e ka shfrytëzuar pushimin që të ecë nëpër bjeshkë bashkë me partiakët e tij nga AAK.

Me ata ka qenë edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, shkruan Ballkani.info.

Këtë të shtunë, kryeministri është ngjitur në bjeshkën e Vokshit.