Kandidati për President nga AAK, Ramush Haradinaj thotë se do vihet në mbrojtje vendit dhe se si President i Kosovës do u shërbejë qytetarëve.

“Bajram Çekaj ish-mësuesi im, një burrë shembull i cili më formoi dhe frymëzoi në fëmijërinë time si dhe një nëne si Nushe Ramosaj, e cila humbi vajzën e saj Fetneten, dy vite më parë. Fetnetja ishte një nga gratë më të guximshme që takova në jetën time dhe një nga luftëtaret më të guximshme për lirinë tonë”, shkruan ai.

Haradinaj thotë se do jetë president për njerëzit si ta dhe për gjithë qytetarët.

Postimi i tij i plotë:

Si President i Kosovës do të vihem në mbrojtje të vendit dhe do t’iu shërbej qytetarëve, si Bajram Çekaj ish-mësuesi im, një burrë shembull i cili më formoi dhe frymëzoi në fëmijërinë time si dhe një nëne si Nushe Ramosaj, e cila humbi vajzën e saj Fetneten, dy vite më parë. Fetnetja ishte një nga gratë më të guximshme që takova në jetën time dhe një nga luftëtaret më të guximshme për lirinë tonë. Do të jem President për njerëz si ta dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.
RH