Haradinaj shtron iftar për mbi 50 persona në një sallë dasmash

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është mbledhur për iftar me anëtarë të partisë e pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, në Istog.

Në një sallë dasmash në këtë komunë, Haradinaj me mbi 30 persona kanë darkuar mbrëmjen e 5 majit, pa respektuar masat themelore në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në fotot që vetë Haradinaj ka publikuar në Facebook, shihet se jo vetëm distanca mes njerëzve që nuk është respektuar brenda një ambienti të mbyllur, por asnjë nga ta nuk shihet të ketë maskë.

Në pikën 18 të masave të marra nga Qeveria e Kosovës me qëllimin e frenimit të përhapjes së virusit në masë, thuhet se: “Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 30 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet). Pavarësisht numrit të personave, mbajtja e pritjes për ngushëllim/krye shëndoshë dhe organizimi i dasmave ndalohet”.

E, përjashtim nga kjo masë bëjnë vetëm mbledhjet e Qeverisë, Kuvendit apo mbledhjet me interes të veçantë publik.

Megjithatë, një tubim i tillë më qëllim organizimin e një iftari dhe ndarjen e medaljeve të cilat Haradinaj ka bërë për disa personalitete të komunës së Istogut, nuk është e arsyetuar në asnjë nga pikat që Qeveria ka vendosur.