Kryetari i AAK-së

Haradinaj shtron iftar në AAK për Bashkësinë Islame të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shtuar iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka shprehur mirënjohjen për kontributin e çmuar që BIK-un.

“Iftari tradicional për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës, sonte na bashkoi në Selinë e Aleancës me Myftiun Naim Tërnava e bashkëpunëtorë, e gjithashtu edhe me partnerët e koalicionit, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi E-30”.

“Shpreha mirënjohjen për kontributin e çmuar që BIK ka dhënë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, kontribut ky që vazhdon ta japë edhe sot. Agjërim të lehtë, begati dhe mirëqenie për çdo familje”, është shprehur ai.

Postimi i plotë: