Haradinaj: Shteti duhet t’ë bëjë paga të dinjitetshme për Policinë tonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Policia e Kosovës është një prej suksese më të mëdha të shtetit tonë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se shteti duhet të bëjë të pamundurën që ta trajtojë me dinjitet policinë.

“Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Ajo me profesionalizëm e devotshmëri po e kryen detyrën e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe ligjit. Andaj, shteti vazhdimisht duhet të bëjë të pamundurën që ta trajtojë me dinjitet Policinë e Kosovës, me paga të dinjitetshme dhe krijimin e kushteve në përputhje me kompleksitetin e detyrave që kryejnë. I përgëzoj të gjithë pjesëtarët e policisë, për shërbimin ndaj Atdheut. Kujtojmë me nder e respekt ata që ranë në krye të detyrës”, ka shkruar Haradinaj.