Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se shqiptarët e Malit të Zi janë përpara një çasti historik.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook iu ka bërë thirrje shqiptarëve në Tuz që të votojnë më 3 mars.

“Me bashkimin e subjekteve politike shqiptare në Tuz, ata po dëshmojnë pjekuri për të udhëhequr me pushtetin lokal në këtë komunë. Iu bëj thirrje të gjithë votuesve shqiptarë në komunën e Tuzit, që t’i përgjigjen masovikisht zgjedhjeve më 3 mars, që përmes votës ta fuqizojnë pozitën e tyre”, ka shkruar i pari i Qeverisë.