Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Arzana Krajës

Kryeministri i Kosovës në detyrë Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së regjisores Arzana Kraja

Haradinaj ka shkruar në Facebook se regjisorja Kraja i ka dhënë Kosovës shumë me artin e saj.

“I prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e Arzana Krajës. Pata nderin ta njihja personalisht. Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artit. Prehu e qetë Arzana!”, ka shkruar Haradinaj.

Arzana Kraja është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e saj në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Lidhur me rastin e vdekjes së Arzana Krajës kanë folur edhe disa familjarë të saj të cilët aktualisht gjenden në banesën ku ajo ka ndërruar jetë.

Ata kanë thënë se nuk i dinë ende rrethanat por besojnë qe është vdekje e natyrshme. Trupin rreth orës 11 e kanë dorëzuar për obduksion, dhe shtojnë se nuk kane vërejtur diçka shqetësime kohëve te fundit tek Arzana.

Arzana Kraja është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

loading…