Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në 65 vjetorin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, ka kujtuar të gjithë ata që e ngritën vendin tonë përmes kësaj loje.

Kryeministri ka shprehur gadishmërinë që ti mbështes të gjithë sportistët e Kosovës, ku sipas tij të gjithë sportistët e Kosovës do ta kenë përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së vendit.

Ja statusi i plotë:
Shënimi i 65-vjetorit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, ishte rast për të përkujtuar gratë dhe burrat që i dhanë emër dhe famë vendit tonë, duke e ngritur këtë lojë në përmasa elitare. Kënaqësi të isha në mesin e henbollistëve të të gjithë brezave në këtë ditë domethënëse për federatën dhe t’iu uroj për suksese të reja kulmore përgjatë viteve që vijnë. Sportistët tanë janë dëshmia më e mirë, që edhe përkundër sfidave mund të arrihen majat botërore. Në këtë rrugëtim të gjithë sportistët e Kosovës do ta kenë përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së vendit.