Haradinaj shpjegon pse qau në konferencë për shtyp: Kam qenë në konop që një vjet

Sonte, në emisionin “Pressing”, ka folur Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës. Në intervistën e parë pas dorëheqjes, Haradinaj dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij.

Kryeministri në këtë intervistë ka folur edhe për momentin kur atë e tradhëtuan lotët e tij në konferencën për shtyp ku lajmëroi dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës.

“Më erdhi shumë inati për mosunitetin tonë. Ne mundemi lehtë me dalë fitues si Kosovë”, shpjegoi Haradinaj.

“Jam i mërzitur se kam kalu nëpër shumë momente të rënda. Ftesa më ka këput konopin. Kam qenë në konop që një vjet”

Kryeministri i dorëhequr ka thënë se Kosova duhet të jetë më e bashkuar në agjenda nacionale si dhe të tregohemi më unik.

loading…